Policia Kufitare e Morinës ka arrestuar 46-vjeçarin nga Kosova Sokol Maliqaj, i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kosovari u kap nga policia duke hyrë për në Shqipëri dhe gjatë verifikimit rezultoi se kërkohej nga autoritetet zvicerane.
Interpoli i Bernit e ka shpallur në kërkim në Mars të këtij viti pasi Gjykata e Lartë e ka dënuar në vitin 2003 me 12 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.
Pas ndalimit në doganën e Morinës, Sokol Maliqaj do t’i dorëzohet autoriteteve të Kosovës, e këto të fundit më pas atyre zvicerane për të vuajtur dënimin.
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...