Një person është kapur nga policia në Dumnicë të Podujevës me 21 dele, të cilat ka tentuar t’i kontrabandonte përmes një qerreje.
Në momentin që i dyshuari ka parë policinë ka tentuar të ikë nëpër rrugë malore.
“Në qerre ishin 21 krerë kafshë (dele) të cilat janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme”.
“I dyshuari është paraqitur në polici dhe pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është liruar”, thotë policia në raportin 24-orësh të saj.
Rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim p...
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...