Gjatë periudhës së fundit në qytetin e Gjakovës janë raportuar dy raste të grabitjeve dhe disa raste të vjedhjeve, e me theks të veçantë vjedhje të biçikletave.
Pas një pune intensive hetuesit nga stacioni policor në Gjakovë kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë kryerësin e mundshëm në lidhje me 12 raste të vjedhjeve të biçikletave, të cilat gjatë fazës hetimore para penale kryerësi i ka pohuar në tërësi.
I dyshuari i arrestuar N. J. mashkull/kosovar/shqiptar, i moshës 46 vjeçar, me urdhër të prokurorit të shtetit, mbahet në ndalim policor.
Po ashtu hetuesit rajonalë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kanë arrestuar dy persona të dyshuar si kryerës të mundshëm të dy rasteve të grabitjes.
Personat e arrestuar të dyshuar për grabitje janë:
Ndaj dy të dyshuarve po ashtu prokurori i shtetit ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë po merr të gjitha masat e nevojshme për një ambient të qetë dhe të sigurt në zonën e përgjegjësisë dhe gjithashtu do të vazhdojë të luftojë dukuritë negative sipas autorizimeve të parapara me ligj.
Dështon protesta në Shqipëri për rritjen e çmimit të naftës
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë