Një person është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale ka kanosur një prokuror, raporton Policia e Kosovës.
I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 12.12.2024 – NN. Është arrestuar në ANP i dyshuari kosovar nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën (prokuror i shtetit). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin
Hamza uron Fitër Bajramin: Le të bashkohemi në frymën e soli...
Fitër Bajrami në Elbasan, mbi 10 mijë besimtarë dalin në she...
Fitër Bajrami, FFK uron festën: Simbol i sakrificës, solidar...
E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që v...
Pamjet nga Meka, miliona besimtarë festojnë Fitër Bajramin