Policia e Kosovës ka njoftuar se në Banjskë të Zveçanit një grua dhe burri i saj janë kanosur në vazhdimësi nga tre persona.
Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Të dyshuarit raportohet se kanë kërkuar nga viktima dhe bashkëshorti i saj që të largohen nga fshati.
Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
“KANOSJE Banjskë, Zveçan /19.02.2025-13:00. Dyshohet se viktima f/sh dhe bashkëshorti i saj m/s kosovar, janë duke u kanosur në vazhdimësi nga 3 të dyshuar m/s kosovar. Të dyshuarit raportohet se kanë kërkuar nga ankuesja dhe bashkëshorti i sajë që të largohen nga fshati. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë