Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sami Lushtaku ka folur pas shpalljes së zgjedhjeve për kryetar të ri të partisë së tij.
Lushtaku ishte emër i përfolur si kandidat i mundshëm për të udhëhequr me PDK-në, mirëpo ai ka mohuar, duke thënë se nuk do të garojë për të parin e partisë.
Në një prononcim për Periskopin ka thënë se ai është kandidatë vetëm për kryetar të Skenderaj dhe jo për të udhëhequr me PDK-në.
“Jo, unë nuk garoj për kryetar të PDK-së. Do të jem kandidat për kryetar të komunës së Skenderajt në zgjedhjet lokale të muajit tetor”, ka thënë ai.
I pyetur se kë përkrah për kryetar të PDK-së, Lushtaku nuk përmendi ndonjë emër.
“Sa i përket kandidatëve potencialë për kryetar të partisë, gara është e hapur për të gjithë ata që kanë synime të tilla”, ka thënë ai.
Ndryshe, PDK ka marrë vendim që me 3 korrik të mbaje zgjedhjet e brendshme për të zgjedhur kryetarin e ri, pasi që deri më tani këtë detyrë e ushtronte, Enver Hoxhaj.
Deri më tani nuk ka asnjë shpallje zyrtare të kandidaturave.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...