Kandidatja për asamblenë Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Festa Shabani ka akuzuar LDK-në se është duke “detyruar” njerëzit që të votojnë për ta
Sipas Shabanit, janë pikërisht taksitë e kompanisë ‘Shaqa’ të cilët po bartin qytetarët pa taksimetër vetëm e vetëm për të votuar nga LDK-ja me urdhër të shefit të tyre./ Indeksonline
Ky është postimi i plotë:
LDK-ja e Gjilanit në panikë e me kontrabandë
Taxi Shaqa sot gjatë tërë ditës pa taksimetër kanë bartë njerëz për votime me urdhër nga shefi i tyre.
Kot e keni sepse ata persona po votojnë me mendje e zemër, ashtu sic po tregojnë sondazhet e Exit Poll ku Sami Kurteshi po prine bindshëm në Gjilan.
Kanë mbet vetëm edhe 2 orë e 20 minuta për votim andaj ju lutem shfrytëzoni të drejtën tuaj për votim.

Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore