Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari Uran Ismaili, do të qëndroj të mërkurën në Shqipëri ku do të pritet në takime të veçanta nga krerët e shtetit.
Hoxhaj do të takohet me presidentin shqiptar Ilir Meta, me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe me kryeministrin Edi Rama, shkruan Arbresh.info.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i PDK-së do të takoj edhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulëzim Basha, ndërsa do të pritet edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Në këto takime kreu i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj pritet të diskutoj për zhvillimet politike në vend dhe rajon, për projektet dhe planin e tij qeverisës, për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si dhe për bashkëpunimin e ngushtë që duhet ta kenë Tirana e Prishtina zyrtare në sfidat ndërkombëtare, me theks të veçantë pas shkuarjes në Hagë të krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli./Arbresh.info/
Samiti IV i Diasporës, Hoxha: Tre ditë bashkëpunimi me shqip...
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...