Besim Hoti, kandidat i LDK-së për komunën e Klinës, kritikoi qasjen e pushtetit të tanishëm të Zenun Elezaj në fushën e shëndetësisë, duke thënë se QKMF-ja në këtë komunë është shndërruar në zyre të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Hoti, i cili është nënkryetar i kësaj komune, tha se në mandatin e tij do të bëjë depolitizimin e sistemit shëndetësorë, duke filluar nga drejtori i shëndetësisë, pasi sipas tij, ai e ka vendin në komunë, dhe jo në objektin e QKMF-së, njofton Klankosova.tv.
“Qytetarët e Klinës duhet me e pas një kryetar për të gjithë”, tha Hoti në Edicionin Zgjedhor.
Kandidati i LDK-së po ashtu premtoi pastrimin e të gjithë lumenjve, nëse qytetarët e kësaj komune i japin besimin.
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...
Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të h...
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...