Qendra për paraqitjen e provimit për patentë shoferë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë tash e dy ditë nuk është duke ofruar shërbime për qytetarët.
Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, kjo qendër dje dhe sot po kthen prapa kandidatët, shkruan Indeksonline.
Njëri nga kandidatët ka dërguar fotografi të lajmërimit të vendosur në derën e Qendrës në Prishtinë.
“Lajmërohen kandidatët për paraqitje të provimit që sot nuk punohet për shkak të mungesës së rrymës elektrike”, thuhet në letrën e shkruar me dorë, e që është vendosur në derë.
Sipas këtij kandidati, dje dhe sot askush nuk ka mundur të paraqes provimin për patentë. /Indeksonline/


“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...