Kryetari i Partisë së Drejtësisë (PD), Ferid Agani, me dy kandidatët për deputetë, mbrëmë kanë qëndruar në Mitrovicës, ku janë takuar me qytetarët e këtij qyteti për të shpalosur programin politik për Zgjedhjet Parlamentare 2017.
Kreu i PD-së, në fjalën e tij drejtuar qytetarëve të Mitrovicës tha se “Të gjithë jemi koshient për sfida të mëdha, me të cilat ballafaqohet shteti i Kosovës, qytetarët e saj. Partia e Drejtësisë gjithmonë ka qenë e udhëhequr me parimin mbi të gjitha është e vërteta dhe mbi të gjitha duhet të jetë drejtësia. Të vërtetën dhe drejtësinë e garantojnë njerëzit e dëshmuar, njerëzit me themel, familjar, me vlera morale të personifikuar në ta si individ dhe në familjet e tyre.”
“Kur jemi përcaktuar për koalicion parazgjedhor, jemi përcaktuar për një koalicion, i cili do të ketë energji të mjaftueshme, vullnet, vendosmëri, që këto sfida të cilat i përmenda t’i tejkalojmë në mënyrë të vendosur dhe të njëjtin vizion duke parë përpara e jo duke u marrë me të shkuarën,” u shpreh Kryetari Agani.
Kandidati për deputetë në Kuvendin e Kosovës, Ardian Sejdiu, qytetarëve të Mitrovicës, iu drejtua me një fjalim tha se “Partia e Drejtësisë meriton të ngritët mbi sferën politike, është parti që meriton t’i jepet mundësia të flet në Kuvendin e Kosovës, për faktin se me mençurin programore i barazon politikat e shtetit dhe natyrisht se e orienton shtetin drejtë politikave efikase.”
Më tej Sejdiu shtoi se “Kuvendi i Kosovës, domosdoshmërisht ka nevojë për Partinë e Drejtësisë, institucionet e Kosovës kanë nevojë për kuadro të PD-së, kjo është dëshmuar viteve të kaluara, ku kryetari i Partisë në detyrën e ministrit të Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mjedisit dha kontributin e çmueshëm për ngritjen, avancimin e shëndetësisë kosovare. Padyshim se kjo rrugë do të vazhdon drejtë realizimeve, projekteve të cilat i ka filluar Partia e Drejtësisë me kryetarin e saj. Do të bëjmë përpjekje maksimale që programin e partisë ta shtrijmë edhe në rrafshin arsimor, ta fuqizojmë komponentën edukativo-arsimore, që po i mungon Kosovës. Do të mundohemi që të jemi zë i fuqishëm dhe t’i kryejmë detyrat dhe të jemi në shërbim të popullit. ”
Ndërsa, në fjalën e saj kandidatja për deputete nga radhët e PD-së Mejreme Uka deklaroi se do të jetë një zë i fuqishëm për t’i mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve të Kosovës, vlerat kombëtare e fetare, do të jem në shërbim të qytetarëve që të kenë një të ardhme më të mirë./Arbresh.info.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...