Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për rizgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në një letër urimi, Merz shprehet se mezi pret të punojë me Kurtin për të thelluar marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore midis dy vendeve.
“Ju përgëzoj ngrohtësisht për rizgjedhjen tuaj. Pres me padurim të punoj me ju për të thelluar më tej marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore midis vendeve tona”, thotë Merz, sipas njoftimit të lëshuar nga Qeveria gjermane.
Kancelari gjerman gjithashtu ka nënvizuar rëndësinë e vendimeve të duhura për integritetin euroatlantik të Kosovës dhe përparimin në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Ju dhe qeveria juaj përballeni me detyra sfiduese. Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e vazhdueshëm euroatlantik të Kosovës. Kjo përfshin përparim të mëtejshëm në dialogun e normalizimit me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja”.
Ai gjithashtu ka siguruar Kurtin se Gjermania mbetet partner i fortë dhe i besueshëm i Kosovës dhe ka uruar fat dhe sukses në mandatin e tij të ri.
Trump: Irani mund të shkatërrohet në një natë
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...
Ministria e Drejtësisë së RMV: Provimi i jurisprudencës jepe...