ë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 3 prillit, shqiptarët në Serbi, do garojnë në kuadër të dy listave.
E kandidati për deputet nga “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, Shaip Kamberi, në Klan Kosova, tha se nuk kanë arritur të bashkohen, pasi ka ndarje në qasje ndaj shtetit të Serbisë.
Sipas tij, kjo ndarje do t’i dëmtojë, pasi mund të zhvillohet garë e brendshme ndër shqiptarë.
I njëjti, bëri me dije se në listën e tyre janë 10 kandidatë, dhe i synojnë tri ulëse në Kuvendin e Serbisë.
Nëse fiton ulëse, Kamberi tha se nuk preferon të bëhet pjesë e Qeverisë së Serbisë, që të mashtrohet vetëm me pozita.
Por, synimi i tij është sensibilizimi sa më i madh për çështjen shqiptare dhe vështirësitë e diskriminimin që ata janë duke e përjetuar në Serbi.
Ai u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që kanë vendlindje në Serbi, të kthehen të dielën e 3 prillit nga vendet tjera, e të votojnë për shqiptarët.
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës