Faktori politik në komunën e Bujanocit është pro idesë së bashkimit me Kosovën, por kërkon që të bëhet kujdes me termat që përdor presidenti Hashim Thaçi.
Kryetari i komunës Shaip Kamberi thotë për Vizion Plus, se fati i Luginës duhet trajtuar si një, i pandarë – Bujanoci me Medvegjën – dhe kjo kërkesë i është paraqitur kreut të shtetit të Kosovës.
Kamberi paralajmeron se nëse Prishtina do të ulet ne tryezën e bisedimeve dhe do të pranojë shkëmbim të territorit duke marrë vetëm një pjesë të Luginës kjo do të ketë pasoja të rënda.
Pasi Thaçi publikoi propozimin e tij për korrigjimin e kufijve duke bërë të qartë se në shtator do të shtrohet në tryezën e bisedimeve faktori shqiptar në luginën e Preshevës ka shpështuar kontaktet me Prishtinën. /Vizion Plus/
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike