Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli në Zona B, përballë analistëve Dardan Gashi dhe Ilir Mirena ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka dështuar në të gjitha pikat kyce ekonomike.
Ai ka thënë se partia që drejton ka planin ekonomik që në vitin e parë të qeverisjes i garanton vendit rritje ekonomike prej 12 për qind, ndërsa ka theksuar se nuk do të hyjë në koalicion qeverisës me partnerët e kaluar, njofton Klan Kosova.
“Kjo qeveri ka thënë se kemi investime të huaja mbi 430 milionë euro, gjë për të cilën ka gënjyer – sipas raportit të Bankës Botërore. Po e njëjta qeveri ka thënë se ka rritje ekonomike mbi 3-4 për qind. I njëjti raport thotë se rritja ekonomike është në rënië. Ka gënjyer edhe për krijimin e rritjes ekonomike. Këto janë ato pika në të cilat qeveria duhet të tregojë cka ka bërë”.
“Me ata që kam pasur përvojë të hidhur nuk do të bashkëpunoj. AKR-ja ka programin me të cilin në mandatin e parë rritja ekonomike bëhet 12 për qind. Unë garantoj dhe mund t’u demonstroj si arrihet kjo rritje ekonomike. Nëse qytetarët e Kosovës kërkojnë perspektivë, unë ju them që vetëm zhvillimi ekonomik e garanton këtë gjë. Unë i kam treguar kryeministrit të Kosovës si të veproj në një rast. Të m’i jap disa fabrika, pasi i kam investitorët e gatshëm”. /klankosova.tv
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...