Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), në bashkëpunim me Divizionin për Vlerësim,Standarde dhe Monitorim (DVSM) kanë bërë publike sot rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore 2020 (afati i dytë), ku sipas këtyre rezultateve kalueshmëria është 64.4 përqind.
8.300 nxënës e kanë paraqitur provimin në afatin e dyrë, ndërsa në test kanë marrë pjesë pjesë 7.502 nxënës, nga të cilët 4.835 e kanë kaluar testin, shkruan Arbresh.info.
Kryetari i KShM-së, Gëzim Berisha e ka vlerësuar të suksesshëm administrimin e testit, i cili këtë vit është organizuar në rrethana pandemie Covid-19, për të cilën gjë i falënderon të gjithë ata të cilët kontribuan në mbarëvajtjen e këtij procesi.
Berisha gjithashtu ka bërë me dije se, kësaj here 18 nxënës e kanë privuar veten për të vazhduar testimin për shkak të përdorimit të telefonave mobil, të cilët edhe janë larguar nga testi.
Gjithashtu, kryetari i KShM-së, Gëzim Berisha ka njoftuar se, nga data 19 deri më 21 tetor, pra tri ditë, do të jetë afati i ankesave për afatin e dytë të testimit, rezultatet e të cilave pas shqyrtimit nga Komisioni i Ankesave dhe përpunimit të këtyre të dhënave, do të publikohen më 23 tetor 2020.
Afati i dytë i Provimit të Maturës është organizuar në 84 qendra të testimit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa është administruar nga 950 administrues dhe 75 mbikëqyrës./ Arbresh.info/
Rizvanolli godet PDK-në: Kërkuan pako emergjente për qytetar...
Nga 2024 deri sot, katër incidente të armatosura, Trump vazh...
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratë...
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...