Ndryshe nga konferencat tjera, sot LDK ka mbajtur konferencë për nderë të ditës së gruas.
Kryetarja e forumit të gruas, LDK-së Lirije Kajtazi, tha se çdo vit që po vije gratë më shumë po luftojnë se sa festojnë, shkruan arbresh.info
Ajo tha se thellimi i varfërisë dhe humbja e vendeve të punës po i atakon më së shumti gratë.
Veç kontributeve të grave Kajtzai adresoj kritika për Qeverinë në këtë aspekt, sipas saj Qeveria aktuale po dëmton rolin e gruas.
“29 vjetori i themelimit të formimit të forumit të gruas. Me këtë rast gjatë 29 viteve kontributet e grave janë të shumta, neve na mbetet edhe shumë për të bërë në këtë drejtim. Asamblistët kanë kërkuar edhe diskutim rreth kësaj çështje, në vendet ku qeverisë LDK duam ta lehtësojmë punën e gruas. Dua ta theksoj se forumit të gruas i mbetet të angazhohet edhe më shume, sepse ky koalicion qeverisës i cili është koalicion i pazareve, po dëmtojnë rolin e gruas. Mbetet brengë për ne gjithë kjo çështje” tha ajo.
Veç tjerash, ajo ka bërë të ditur se sot janë bërë 29 vite nga themelimi i forumit të gruas në LDK./Arbresh.info
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Kurti thekson rë...
Haxhiu takon Gashin e KPK-së, flasin për përshpejtimin e pro...
Prokuroria e Pejës: 371 aktakuza ndaj 458 personave në tre m...
Mbi 30 shtete do të takohen në Mbretërinë e Bashkuar për të ...