Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka refuzuar ankesën e ish-deputetes së LDK-së, Lirije Kajtazi, me pretendimet se ka pasur parregullsi në pesë vendvotime.
PZAP këtë vendim e ka marrë për shkak sipas tyre, Kajtazi nuk ka ofruar dëshmi të mjaftueshme për parregullsi në këto vendvotime.
“Paneli vlerëson se parashtruesja e apelin në mbështetje të pretendimeve të saj, nuk ka ofruar dëshmi të qarta dhe bindëse me shkeljet e pretenduara për mospërputhje të rezultateve dhe, edhe pse në kuptim të nenit 117 paragrafi 3 të LZP-së, barra e të aprovuarit bie mbi ankuesin, në rastin konkret, paneli, nuk mundi të konstatoj se ka pasur manipulime gjatë numërimit të votave për kandidat të këtij subjekti politik, ashtu siç pretendon ankuesi, për faktin se thëniet e tij nuk mbështeten në asnjë provë konkrete por janë vetëm pretendime të saj”.
Megjithatë, Kajtazi ka bërë të ditur se do të përcjellë ankesën e saj edhe në Supreme.

Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...