Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se pakashumë diskursi aktual në skenën politike kosovare përngjanë me atë të pasluftës.
“Ky diskursi i përhapjes së mosdurimit, urrejtjes ka qenë nga paslufta dhe të gjitha aktet e dhunës – vrasje pasluftës – që janë të natyrë politike janë si pasojë se dikush ka krijuar një terren të mosdurimit dhe urrejtjes. Dikush ka mundur t’i fusë duart dhe t’i realizojë qëllimet e veta”.
Sipas Kajtazit, Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk është dashur që ta publikojë letrën e kërcënimit ndaj tij, njofton Klan Kosova.
“Letrën e kam lexuar dhe po ta shikosh se si është shkruar del se është shkruar nga një person i nivelit mesatar të shkollimit. Ka shumë gabime dhe nuk përket me një organ të specializuar. Kërcënim duhet të merret serioz”.
“Është papërgjegjësi nga ana e Kurtit. Nuk është dashur që letra të publikohet fare por që të dorëzohej tek organet kompetente”.
Kajtazi në edicionin special ka thënë se është për keqardhje që klasa politike kosovare nuk e ka dënuar kërcënimin e bërë ndaj kryeministrit në detyrë.
Mbledhja e jashtëzakonshme e KPK-së, e mbyllur për media
Përleshje midis deputetëve të Erdoganit dhe anëtarëve të opo...
Çmimi i arit arrin vlerë rekorde
Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë...
Durmishi takon Myftiun e Kosovës, falënderon për kontributin...
Naim Berisha zgjidhet drejtor i Institutit Albanologjik