Reshjet e borës të cilat kanë filluara mbrëmë në disa pjesë të Kosovës, ka bërë qe të ketë vështirësi në qarkullim nëpër disa pjesë të Kosovës.
Por për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se kompanitë janë duke pastruar rrugët dhe autostradat në vazhdimësi.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, për arbresh.info, ka konfirmuar se gjendja e rrugëve në nivel të vendit është e mirë dhe janë të kalueshme.
“ Me fillimin e reshjeve të bores nga dje të gjitha kompanitë që janë të kontraktuara kanë filluar më hedhjen e krupës gjatë natës dhe kanë filluara në mirëmbajtje duke përfshirë edhe autostradat”.
Kadriu, ka shtuar se problem shkaku i frymës po ka në autostradën “Arbën Xhaferi”.
“Lidhur më autostradën “Arbën Xhaferi”, për shkaka të frymës që po ka në atë lokacion po e barttë boren edhe pse kompania është nonëstop duke pastrua. Në raportin që e kemi marr nga mengjerët regjional në ora 08:00, janë të kalueshme. Vetëm në disa vende ku po ka frymë dhe po e hedh boren në rruge por kompanitë janë në vazhdimësi duke pastruara”./arbresh.info/
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...