Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka deklaruar se partia e saj nuk do të pranojë bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e qeverisë së re, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mashtrime politike.
“Jo, zoti Kurti nuk lënë hapësirë për bashkëpunim. Është tepër e çuditshme sesi mundet Kurti me gënjy sepse përderisa nuk ka qenë i konstituuar ak thënë se i ka numrat për formimin e qeverisë dhe çfarë po ndodhë tash pas konstituimit, po del që na ka gënjy sepse nuk i ka votat për formimin e qeverisë” ka deklaruar Kadrijaj në emisionin FIVE.
Ajo ka kritikuar Kurtin edhe për mënyrën se si, sipas saj, ka trajtuar partitë tjera opozitare gjatë përpjekjeve për sigurimin e votave.
“Është e çuditshme sesi është deklaruar se çfarë i ka ofruar Nismës, nuk ka qenë e drejtë. Dhe tash, siç po shihet, vendi ndoshta po shkon drejt zgjedhjeve të tjera,” ka shtuar ajo.
Deputetja e AAK-së është shprehur se zgjedhjet e reja janë bërë alternativa e vetme.
“Nuk ka ngelë alternativë tjetër, sepse si mund t’i besojë dikush z. Kurtit kur nuk ka qenë korrekt me Nismën, ndërsa ftesa që i ka bërë LDK-së nuk ka qenë fer – ka qenë një lloj ftese, por me injorancë,” ka thënë Kadrijaj.
Sa i përket mundësisë që ndonjë parti tjetër të marrë mandatin për formimin e qeverisë, ajo ka kujtuar se deri të dielën Kurti ka afat për të njoftuar presidenten se i ka votat.
“Deri të dielën, zoti Kurti e ka mundësinë që t’i thotë presidentes se i ka votat për formimin e qeverisë. Në rast se nuk i ka, është obligim i presidentes t’ia japë shansin partisë tjetër që mund të sigurojë 61 vota. Nuk e kam idenë a mundet ndonjë parti tjetër t’i sigurojë këto vota, sepse nuk është folur në atë drejtim,” ka përfunduar Kadrijaj.
Hamza: Qeveria të ndalë provokimet dhe keqpërdorimin e shtet...
“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis:...
A duhet partitë ta paraqesin nga një emër për president para...
Rama vizitë zyrtare në Estoni, merr pjesë në Konferencën Len...
Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat ...
Trump paralajmëron Iranin: Durimi im po mbaron, duhet të bëj...