Time Kadrijaj nga AAK pas dështimit të 16-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se duhet caktuar limit kohor për përpjekjet e formimit të institucioneve të reja.
“Ndoshta Gjykata Kushtetuese do të jap ndonjë koment sepse mendojmë që do të duhej të ishte një periudhë kohore se deri kur VV do të mund të propozonte kandidat për kryeparlamentar. Nëse nuk i siguron votat, njëjtë sikurse është për qeverinë, do të duhej të ishte edhe për kryeparlamentar”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se partia e saj ka dhënë opsionin për zgjidhje, por partia me më së shumti vota, LVV, nuk po bën përpjekje për gjetjen e një emri që ka konsensus./rtk
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A