Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Drenas, me ç’rast ka vizituar fshatin Baicë, ku janë djegur qindra hektarë pyje dhe fshatin Vërboc ku është djegur xhamia.
“Sa i për informim të opinionit publik, ambienti ku jemi nuk është vetëm i bjeshkëve por është monument i lirisë, atje lartë mbrojtja e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, vendi ku kanë qëndruar heronjtë tanë të lirisë sonë. Është shumë me rëndësi që t’i mbrojmë këto male, keni parasysh se sa gjallesa janë djegur dhe janë këta njerëz që po e rrezikojnë jetën e tyre”, tha Veseli.
Veseli ishte i shoqëruar nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, Veseli ka thënë se këto male janë sinonim i luftës dhe duhet të mbrohen.
Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë apel tek qytetarët që mos të ndezin zjarre.
“Ne sot jemi në bjeshkët e Baincës, Obrisë dhe Tërdercit për të parë dëmin e madh nga zjarrvënia e njerëzve të papërgjegjshëm. Ne kemi bërë apel që t’i ruajmë pyjet tona sepse nëse ne i ndezim, nuk i bëjmë dëm një njeriu apo një lagje por gjithë ambientit dhe vendit tonë, prandaj ne apelojmë që mos të ndezim zjarre”, tha Lladrovci.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/232281914527449/
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...
Komandanti i FSK-së takohet me shefin e Mbrojtjes së Lituani...
Haradinaj: Njohje nga Bahamas e rëndësishme, avancimin ndërk...