Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Kadri Vesli është infektuar me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, raporton arbresh.info.
Ai, thotë se me shëndet është mirë, por pas këtij rezultati do të qëndrojë në vetë-izolim deri në shërimin e tij./arbresh.info/
Statusi i plotë:
Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2.
Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim.
Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi