Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Itali.
Gjatë qëndrimit në Romë, kryeparlamentari Veseli do të zhvillojë takime me drejtues të lartë të shtetit italian.
Veseli do të pritet në takime të veçanta nga kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Italisë, Laura Boldrini, si dhe nga kryetari i Senatit, Pietro Grasso.
Gjatë vizitës në Itali, kryeparlamentari Veseli do të qëndrojë edhe në Trieste, ku i shoqëruar me ministrin e Bujqësisë, Memli Krasniqin, do të vizitojë disa prodhues dhe përpunues të ushqimit dhe pijeve, të interesuar për të investuar në Republikën e Kosovës.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...