Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate kanë njoftuar se në mbledhjen e sotme kanë zgjedhur nënkryetarët, sekretarin e ri dhe udhëheqësit e disa departamenteve.
Në mbledhjen e parë që nga zgjedhja e kryesisë së re, partia që udhëhiqet nga Kadri Veseli kanë njoftuar për emërimet e reja që janë bërë në disa pozita.
Në pozitën e sekretarit të përgjithshëm është zgjedhur, Uran Ismaili, ndërkaq, nënkryetarë janë emëruar Agim Aliu dhe Shaqir Totaj.
Abelard Tahiri është emëruar Udhëheqës i Departamentit për Çështje Organizative, Betim Gjoshi, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Elektorale, ndërkaq, Blerand Stavileci, Drejtor Ekzekutiv i partisë.
Gjithashtu, disa persona janë zgjedhur udhëheqës të departamenteve të ndryshme.
“Hajredin Kuçi, udhëheqës i Departamentit për Politika Programore; Enver Hoxhaj, udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare; Elmi Reçica, udhëheqës i Departamentit për Çështje të Diasporës; Sami Lushtaku, udhëheqës i Departamentit për Vlera të Luftës; Xhavit Haliti, udhëheqës i Departamentit për Grupe të Interesit; Migjen Kelmendi, udhëheqës i Departamentit për Media dhe Rrjete Sociale; Muzafer Shala, udhëheqës i Departamentit për Rini dhe Inovacion; Safete Hadërgjonaj, udhëheqëse e Departamentit Financa dhe Anëtarësi; Bajrush Xhemajli, Udhëheqës i Departamentit për koordinim me deputetë, ekzekutivin dhe asamblistët; Blerta Deliu-Kodra, udhëheqëse e Departamentit Çështje Gjinore”, kanë njoftuar PDK-ja.
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...