Agjencioni Anti Korrupsion ka bërë publik regjistrat e deklarimit të pasurisë të zyrtarëve publikë.
Në mesin e personave që mbajnë pozitë e që kanë deklaruar pasurinë është edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, njofton Klan Kosova.
Veseli ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një banesë në vlerë prej 97 mijë euro, si dhe një shtëpi të trashëguar, tokë-mal dhe një lokal afarist, vlera e së cilave nuk është përmendur.
Po ashtu i pari i Kuvendit, ka në pronësi edhe një veturë në vlerë 16 mijë e 300 euro si dhe para të gatshme nëpër institucione financiare prej 15 mijë e 32.48 euro.

Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...
Mot i vranët dhe intervale me diell
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...