Kadetët e Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, u nisën të hënën për në Republikën e Maqedonisë për të marrë pjesë në ushtrimin ndërkombëtar të kadetëve “Kampi veror 2017” në Krivollak dhe Pepelishtë.
Ushtrimi ndërkombëtar i kadetëve ka karakter garues dhe organizohet nga Akademia ushtarake e Maqedonisë, ku do të zgjasë deri më 10.07.2017. Pjesëmarrës do jenë kadetë nga 31 shtete të botës, ndërsa FSK-ja do të përfaqësohet nga një kontingjent prej 10 kadetëve të QSU-së.
Për t’i përcjellë kadetët për në Republikën e Maqedonisë kishin dalë shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore, kolonel Naim Haziri, nënkolonel Bekim Zejnullahu nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) si dhe komandanti i QSU-së, major Avni Kiqina.
Me këtë rast, kadetët e FSK-së i përshëndeti kolonel Haziri, i cili iu uroi suksese gjatë këtij trajnimi, të cilin e vlerësoi si mjaft sfidues dhe të rëndësishëm për QSU-në dhe FSK-në në përgjithësi. Njëherësh ai kërkoi nga kadetët që të jenë të disiplinuar dhe bashkëpunues me njëri-tjetrin, në mënyrë që të arrijnë ta përfaqësojnë FSK-në sa më denjësisht.
Kjo është hera e gjashtë që kadetë të FSK-së marrin pjesë në ushtrime të këtij lloji bashkë me kadetë nga shtete të ndryshme, të cilët vazhdimisht kanë arritur suksese dhe janë dalluar me paraqitjen e tyre të shkëlqyeshme si në operacione individuale ashtu edhe dhe ato kolektive.
“Britma dhe tmerr në Banjskë”/ Taneski rrëfen ditën kur terr...
Mishetiq e ripërsërit: S’ka prova që Thaçi ishte i përfshirë...
Osmani për një mandat të dytë: Në dorën e deputetëve, jam e ...
Nis dëgjimi i dëshmitarit të radhës në rastin “Banjska”, dës...
Hamza: Dje foli populli, sot flasin ata
Walker kundër Speciales: Ish-krerët e UÇK-së po mbahen pa pr...