Ish komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi, pas lirimit nga burgu është emëruar këshilltar politik nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.
Për këtë emërim ka reaguar ambasadori amerikan, Philip Kosnett, i cili ka kundërshtuar këtë emërim.
Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi në një postim në Facebook ka shkruar se komandant Sylejman Selimi nuk është kriminel luftë.
Sipas saj, Selimi është shëmbëlltyra e një rezistence 100 vjecare.
Postimi i plotë:
Komandant Sylejman Selimi nuk është kriminel lufte. Ai është shëmbëlltyra e një rezistence 100 vjeçare. Me armë të gjata mbi krye dhe në një proces kontravers u gjykua nga Eulexi. Sipas fjalëve të disa dëshmitarëve që as fshatrat e tyre nuk i njihnin, ai u dënua me 14 vjet. Praktikat e gjykimeve të tilla kanë treguar se sistemet juridike shterpe kanë nevojë për gjak të freskët. Komandant Selimi nuk mund të jetë kurbani i një therrtoreje të panevojshme.
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...