Sot prej orës 12:00 Kaçaniku u bashkohet qyteteve tjera të Kosovës, në të cilat u protestua kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Kjo protestë organizohet nga INJECT, dhe sipas organizatorëve protesta me moton “BollMa” ka për synim vetëdijesimin e qytetarëve se vrasjet dhe dhuna ndaj grave po bëhet në bashkëveprim të institucioneve të drejtësisë dhe policisë, të cilat në mënyrë sistematike e neglizhojnë kërkesën për ndihmë nga gratë.
Kërkesat e protestës janë që të shkarkohen policët që ishin në detyrë atë ditë, sikurse prokurori i Gjakovës.
“Boll Mo dhunës institucionale strukturore ndaj grave, ndaj të varfërve, ndaj grupeve më të dobëta të shoqërisë. Kërkojmë drejtësi korrekte e jo selektive. Jeta e vajzave tona ka vlerë! Jeta e çdo qytetari ka vlerë!
Kosova nuk ka më vajza tjera për të humbur.
Organizata INJECT nga Prishtina, e përkrahur nga shoqëria civile e Kaçanikut, organizojnë protestën me kauzë KUNDËR DHUNËS SË GRAVE DHE DHUNËS INSTITUCIONALE. Dil, e trego se ti nuk pajtohesh me vrasjen e fëmijëve dhe grave.
Takohemi në parkun e qytetit në Kaçanik duke vazhduar marshin ne bulevardin “Ismail Raka” për tu ndalur tek gjykata, policia dhe do të përfundojë para komunës”, thuhet në njoftim.
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...
Fundi i vetmisë dhe lidhjeve të këqija: Pesë shenja që në sh...
Çfarë shkakton migrenën?