Kabashi-Osmanit: A përnime po mendon që je presidente a?

19:15 | 23 Janar 2021

Gazetari Bekim Kabashi ka reaguar pas një konference të thirrur nga u.d e presidentes, Vjosa Osmani  e cila tha se nëse edhe njëherë abuzohet me KQZ-në sikur ditën e djeshme do të detyrohet të ndërmarrë masa.

Kabashi këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook, transmeton arbresh.info

“Prej nje pozicioni puro politik del e sulmon nje institucion te pavarur, ne emer te mbrojtjes se institucioneve te pavarura”, ka shkruar ai.

Tutje Kabashi e ka akuzuar Osamnin se po manipulon dhe keqpërdor pozitën e saj.

“A pernime o ka menon qe eshte presidente a? Jo s’eshte kah menon se nuk eshte aq naive. Po manipulon dhe keqperdor nje pozite te larte te shtetit.”

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Prej nje pozicioni puro politik del e sulmon nje institucion te pavarur, ne emer te mbrojtjes se institucioneve te pavarura.

A pernime o ka menon qe eshte presidente a? Jo s’eshte kah menon se nuk eshte aq naive. Po manipulon dhe keqperdor nje pozite te larte te shtetit.
Numri dy i nje liste te nje partie politike qe po garon ne zgjedhje, cohet e kercenon nje institucion te pavarur dhe drejtuesen e saj, e cila nuk e perdori as voten e saj per vendimarrje.
Keshtu nuk c’kapet shteti. Keshtu kapet shteti edhe me vrazhde se sa ata qe e kane kapur para jush, sa muni me ja nale edhe frymen.

Prej nje pozicioni puro politik del e sulmon nje institucion te pavarur, ne emer te mbrojtjes se institucioneve te…

Posted by Bekim Kabashi on Saturday, January 23, 2021

Lajmet më të lexuara