Mbrëmë, në hyrje të banesës së tij në Kaçanik, u vra rreshteri Muhamed Lika.
Sot, ka folur djali i axhës së të ndjerit, Muzafer Lika.
Ai thotë se i ndjeri nuk ka pasur asnjëherë problem me askënd, andaj, sipas tij, është e vështirë që të dyshohet në dikë.
“Rasti na ka prekur shumë, kemi dëgjuar shumë vonë mbrëmë. Na ka ardhur e papritur, as në mendje nuk e kemi pasur, nuk e kemi menduar që mundet me ardhë te ai bile, së paku te ai person një vrasje e tillë. Ka qenë shok për ne”.
“Ky ka qenë njeri i hareshëm, i lumtur me të gjithë, asnjëherë zë nuk ka pasë me askënd. Çka ka ndodh nuk e dimë, nuk mundemi me dyshu në askënd. Rasti është shumë i shpejt, besoj që organet e sigurisë do të merren me këtë, dhe do të zbulohet rasti”, tha Muzafer Lika.
Tutje, ai thotë se të plagosur rëndë, Muhamed Likën e gjeti bashkëshortja e tij, të cilët nuk kishin fëmijë.
“Asnjëherë në jetë nuk ka pasë keq me dikë, ka qenë duke jetuar në banesë të vetë,me gruan e vete, prej punës është kthyer, në ora 23:00 sa e ka pas ndërrimit, dhe gjatë hyrjes në banesë ka ndodh rasti.
“Nuk e dimë se si ka ndodh rasti, por gruaja e tij kur ka dalë e ka gjetur të plagosur rëndë. Fëmijë nuk ka pasur. Rrugës për spital në Prishtinë, ka ndërruar jetë”, tha ai.
I ndjeri varroset sot pas orës 17:00 në “varrezat e dëshmorëve”, derisa i dyshuari ende nuk është gjetur.
“Ballistët” konfirmojnë mbështetjen për protestën e 17 shkur...
Presidenti i Atleticos deklarohet sa i përket thashethemeve ...
Gjyqtarin e Speciales e zë gjumi në seancë, teksa avokati i ...
“Të gjithë në paraburgim për shpërdorim detyre”/ Rama ironiz...
Kim Jong Un emëron vajzën e tij, si trashëgimtare të pushtet...
“ZPS nuk ka prova që Veseli drejtoi SHIK`un gjatë luftës”