Ka filluar ceremonia e rreshtimit të kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kazermën që mbanë emrin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari.
Në këtë ceremoni që po mbahet me rastin e shënimit të 27 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, po marrin pjesë, presidentja Vjosa Osmani që është edhe komandante supreme e FSK-së, kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca e përfaqësues të familjes Jashari në krye më vëllanë e Adem Jasharit, Rifatin.
Fillimisht aty u nderuan të dyja himnet, ai i Kosovës dhe himni kombëtar, derisa u bënë nderime pranë obeliskut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa ushtarët e Kosovës njëzëri këndonin këngën kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Në nisje të kësaj ceremonie u tha se Epopeja e UÇK-së është ngjarja më sublime e kombit, që ndezi zjarrin e lirisë, bashkoi shqiptarët anë e kënd botës, duke u mobilizuar për luftë e çlirim nga okupatori.


Thaçi intervistohet nga gazetari gjerman, Michael Martens
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Dibrani: Të burgosurit nga Danimarka pritet të vendosen në G...
Blloku A5 jashtë funksionit nga mbrëmë, KEK thotë se pritet ...
Hiqen tabelat serbisht në Leposaviq, vendosen ato në gjuhën ...
Shitjet e Tesla-s kanë shënuar ‘rënie drastike’ në Norvegji