Shqipëria është në valën e zgjedhjes së Presidentit të ri.
Tre raunde dështuan për zgjedhjen e tij, pasi që asnjëri grup parlamentar nuk dërgoi emra.
E për këtë, foli deputeti i Kuvendit të Shqipërisë në radhët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Denis Deliu.
I njëjti tha se “dëshira e shumë njerëzve për t’u bërë president patjetër që është e madhe. Përfliten emra edhe nga Kosova”.Kryeministri Rama e ka dëshmuar në qeverisjen e tij, ku kemi pas në nivel ministra nga Kosova, kemi pasur ministrin e jashtëm dhe të arsimit, që kanë bërë punë të mrekullueshme”.
I njëjti nuk përmendi emra se cilët janë më të përfolur në qarqet politike në Shqipëri, por tha se “këtu nuk është se priten negativisht emrat për President nga Kosova, bile do ishim shumë të nderuar që të kishim president nga Kosova”.
I pyetur se sa janë shanset që vërtet të zgjedhet një personalitet nga Kosova President i Shqipërisë, deputeti socialist tha se “të gjitha shanset qëndrojnë, nuk mund ta përjashtoj këtë gjë, akoma nuk kemi arrit në konkluzione konkrete, thjesht janë emra që përmenden nga grupe të ndryshme por jo një vendim i grupit parlamentar të Partisë Socialiste”. /kk/
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...