Justina Shiroka Pula u zgjodh kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
“Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 19 dhjetor 2025, mbajti zgjedhjet e rregullta për zgjedhjen e Kryesisë së Akademisë dhe zgjodhi kryesinë e re me këtë përbërje: Akademike Justina Shiroka Pula, kryetare; Akademik Fejzullah Krasniqi, nënkryetar; Akademik Bardh Rugova, Sekretar shkencor”, ka njoftuar ASHAK.
Po ashtu Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve: anëtar korrespondent Nysret Krasniqi, sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë; Akademik Frashër Demaj, sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore; Anëtar korrespondent Enver Hamiti, sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës; anëtar korrespondent Ismet Jonuzi, Sekretar i Seksionit të Arteve.
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë