Mbrëmë , rreth orës 23:25 Njësia e Reagimit të Shpejtë ( NJRSH) nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, deri sa ishte në pikë kontrolli në udhëkryqin e fshatit Bajnicë të Kaçanikut, ka ndaluar një automjet të udhëtarëve Ford me targa vendore .
Gjatë kontrollimit të automjetit, shoferit dhe dy pasagjerëve, në automjet është gjetur dhe konfikuar më pas një armë zjarri ( pistoletë),një karikator me një fishek.
Policia e Kaçanikut, të dyshuarin (shoferin) dhe dy pasagjerët i ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pasi janë intervistuar nga hetuesit policor me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit XH.D (M/K) i moshës 29 vjeçar është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’’ dhe i cili është liruar për procedurë të mëtejme hetimore./arbresh.info/
Nga i pari te i katërti diferenca vetëm tri pikë, ‘nxehet’ g...
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt
ZPS: Mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre me qëllime të m...
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...