Joe Biden të martën në Kosovë, takon vetëm Thaçin e Mustafën

BOCA RATON, FL - SEPTEMBER 28: U.S. Vice President Joe Biden speaks during a campaign event at the Century Village Clubhouse on September 28, 2012 in Boca Raton, Florida. Biden continues to campaign across the country before the general election. (Photo by Joe Raedle/Getty Images)

19:59 | 11 Gusht 2016
M. A.

Nënpresidenti amerikan Joe Biden dhe Dr. Jill Biden do të vizitojnë Kosovën. Sipas një njoftimi për media, nënpresidenti amerikan Biden, do të zhvilloj takime dypalëshe me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Gjithashtu, nën patronatin e Qeverisë së Kosovës,  nënpresidenti Joe Biden dhe Dr. Jill Biden do të shkojnë për vizitë afër kampit Bondsteel për të marrë pjesë në cermoninë e emërimit të rrugës kushtuar djalit të tyre të ndjerë Joseph R. “Beau” Biden, III.

Ndërkaq, në agjendën e dërguar nga Ambasada Amerikane në Kosovë  Joe dhe Dr Jill Biden nuk do të takojnë asnjërin nga liderët opozitarë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale