Djegia e pakontrolluar e qymyrit po shihet se shkaktari kryesor për ndotjen e ajrit në Prishtinë dhe në Fushë Kosovë.
Sipas statistikave që i ka bërë publike ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka shkaktari kryesor i ndotjes së ajrit është djegia e qymyrit nëpër amvisëri, qymyr ky, siç ka thënë ai, i papërpunuar.
Megjithatë, ka të tillë që e djegin bashkë qymyrin dhe gomat. Kjo ka ndodhur në Fushë Kosovë ku banorët janë ankuar se dikush po djegë edhe goma për t’u ngrohur.
Fotografitë që i ka siguruar lajmi.net shfaqin një tymtar që nxjerrë tym të zi e që thuhet se është nga djegia e gomave.
Kjo tymtar thuhet se është afër Shkollës Fillore “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë.
Pas ndryshimit të kushteve atmosferike, dje dhe sot ajri në Prishtinë është më i pastër krahasuar me ditët e kaluara.

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...