22:22 |
1 Shkurt 2017
Trina Galanxhi
Kryeministri turk, Binali Jilldirim sot e akuzoi bashkësinë ndërkombëtare se nuk u ka dhënë ndihmë të mjaftueshme refugjatëve sirianë, njofton AA.
Sipas Jilldirim, në ballafaqimin me problemet me refugjatët, bashkësia ndërkombëtare nuk guxon të mbështetet vetëm në angazhimet e Turqisë.
“Bashkësia ndërkombëtare duhet të përkujtohet në përgjegjësinë e saj. Ne do të bëjmë gjithçka që është brenda fuqisë tonë, por dëshirojmë edhe vendet e tjera ta bëjnë pjesën e tyre”, deklaroi Jilldirim.
Ai theksoi se bashkësia ndërkombëtare ka dhuruar 700 milionë dollarë për refugjatët e vendosur në Turqi, që, sipas tij, nuk është e mjaftueshme për t’i kënaqur nevojat e tyre.
Sipas të dhënave zyrtare, në Turqi qëndrojnë rreth tre milionë refugjatë, në pjesën më të madhe sirianë, prej të cilëve vetëm 10 për qind ndodhen në ndonjërin prej 26-të kampeve të refugjatëve në rajonet kufitare drejt Sirisë, ndërsa të tjerët janë vendosur në mbarë territorin e vendit.
“Ata janë fqinjët tanë, vëllezërit tanë, por para së gjithash janë qenie njerëzore”, theksoi Jilldirim.
Autoritetet turke pohojnë se për ndihma dhe kujdesin ndaj refugjatëve deri më tani kanë shpenzuar rreth 25 miliardë euro.