Jetulla Desku mbi të gjitha kishte atdheun dhe familjen

11:38 | 18 Maj 2016
Arbresh.info

Me rastin e 26 vjetorit të vrasjes së Jetullah Deskut në ish-APJ, në Klinë është mbajtur një akademi përkujtimore, ku u tha se ai u bë personifikim i të riut që mbi të gjitha e ka atdheun dhe familjen.

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota ka deklaruar se lufta çlirimtare ishte e drejt prandaj gjeti përkrahjen e gjithë botës demokratike.

Ai shtoi se Jetullahu u bë personifikim i të riut që mbi të gjitha e ka atdheun dhe familjen, por fatkeqësisht pushteti serbo-sllav vrau në moshë të ri, pasi pushtuesi serb e shihte si therrë në sy.

“Ashtu siç ishte e rënd dhimbja e familjes, e rënd dhe skandaloze ishte arsyetimi i pushtetit jugosllavë, kinse vetëvrasje. Kjo akademi për Jetulla Deskun na kthen në rrugëtimin që bëri populli ynë për të fituar lirinë”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale