Jetlir Zyberaj i AKR-së: Urgjentisht duhet të angazhohemi të përmirësojmë këto tri tema

14:34 | 19 Janar 2021
M. A.

Kandidati për deputet nga Aleanca Kosova e Re, Jetlir Zyberaj ka prezantuar tri prioritetet kryesore që do t’i paraqes në programin për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 14 shkurt në Kosovë.

Në një intervistë për portalin arbresh.info, Zyberaj ka thënë se prioritet i qeverisë së ardhme do jetë  rimëkëmbja e shtetit pas goditjes që ka marrë nga pandemia Covid-19.

Si AKR, Zyberaj thotë se do të kenë fokus ndërtimin dhe zhvillimin e vendit.

“Problemi dhe qasja urgjente duhet të jetë i fokusuar në tri fusha. E Para, ekonomia e Kosovës sot është e rrënuar fatkeqësisht nga pandemia Covid-19. Prioritet i parë i qeverisë së Kosovës është të jetë menaxhimi i rimëkëmbjes ekonomike, i ndërtimit të asaj që është rrënuar nga viti i kaluar”, është shprehur ai.

Prioritet i dytë i Zyberja bashkë më AKR është përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi.

“Prioritet i dytë duhet të jetë përmbyllja sa më shpejt e dialogut me Serbinë. Dialogun nuk duhet ta shohim vetëm në rrafshin politik si zgjidhje e problemit. Por duhet ta shohim edhe në rrafshin ekonomik sepse nga kjo gjendje dëmet më të mëdha ekonomike i shkaktohen Kosovës”.

Sipas tij, asnjë investitor nuk vjen në Kosovë sepse ata e shohin stabilitetin politik të vendit prandaj duhet të mbyllet dialogu që t’i hap rrugë për zhvillim ekonomik.

Dhe, prioriteti i tretë, Zybreaj thotë se duhet të orientohet në drejtim të zbardhjes dhe nxjerrjes para drejtësisë të të gjithë kriminelëve të luftës.

Kandidati i AKR-së, Jetlir Zyberaj që do të garoj bashkë në listën e LDK-së e që ka numrin 44, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të besojnë dhe mbështesin vizionin për zhvillim ekonomik të Behgjet Paocllit.

“Qytetarët në këto zgjedhje duhet t’i besojnë vizionit të zhvillimit ekonomik të Behgjet Pacollit. Pacolli e ka dëshmuar edhe në  të kaluarën që është njëri i veprave dhe jo i llafeve që e kanë kontaminuar ambientin politik në Kosovë duke mbjell urrejtje e përqarje”, tha ai gjatë intervistës.

Kjo është intervista e plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale