Një skemë e gjerë mashtrimi financiar në Zvicër ka marrë epilog në Gjykatën e Dietikonit, pranë Cyrihut, ku një 57-vjeçar nga Kosova, i njohur si “sheh-imam”, u dënua me 3 vjet e gjysmë burg dhe ndalim hyrjeje në Zvicër për tri vjet. Sipas autoriteteve, ai kishte ndërtuar një jetë luksoze duke mashtruar bankat dhe shtetin zviceran, duke shkaktuar një dëm prej rreth 1.5 milionë frangash.
Sipas gazetës “Tages Anzeiger”, i dënuari pretendonte se udhëhiqte rreth 8 mijë besimtarë dervishë dhe kishte përfshirë në aktivitetet kriminale gjithë familjen e tij prej gjashtë anëtarësh, si dhe dy bashkëpunëtorë. Hetimet nisën pas bastisjes së një vile luksoze pranë Cyrihut, për të cilën ai paguante qira mujore prej 24 mijë frangash.
Prokuroria bëri të ditur se shehu kishte krijuar një rrjet kompanish fiktive, duke u paraqitur si sipërmarrës i pasurive të paluajtshme dhe duke paraqitur bilance të rreme. Përmes këtyre mashtrimeve, ai kishte përfituar edhe mbi gjysmë milioni franga nga kreditë emergjente të Covid-19. Gjatë operacionit, hetuesit konfiskuan dokumente dhe pajisje elektronike; po ashtu u zbulua një sistem kompleks i firmave fiktive që shërbenin si mbulesë për pasurimin e paligjshëm.
Ndërkohë që përpara institucioneve shtetërore deklaronte varfëri, familja dispononte një flotë prej rreth 120 automjetesh luksoze. Mes tyre përfshiheshin Porsche Panamera, disa modele Mercedes dhe një Hummer H2 Luxury, ndërsa rreth 100 mijë franga ishin shpenzuar vetëm për blerjen e targave speciale me numra të veçantë, të cilat në Zvicër shiten në ankande si simbole prestigji.
Gjykata dënoi të pandehurin kryesor me 42 muaj burg dhe dëbim të detyrueshëm nga Zvicra për tre vjet, ndërsa për ish-bashkëshorten dhe katër fëmijët vendosi lirimin nga akuzat ose dënime minimale me gjobë. Sipas gjykatës, familja funksiononte nën një strukturë të fortë patriarkale, ku vendimet financiare merreshin vetëm nga kryefamiljari.
Gjatë procesit gjyqësor, shehu kërkoi falje, duke deklaruar se kishte përdorur familjarët si mbulesë për aktivitetet e tij për të ruajtur imazhin si prijës fetar. Gjykata vlerësoi se dënimet e mëparshme nuk kishin ndikuar në ndryshimin e sjelljes së tij, ndërsa një nga ndihmësit u dënua me kusht dhe për tjetrin pritet vendimi.
Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...