Ish zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Magbule Sadri – Shkodra ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Sadri – Shkodra ka thënë se lajmin për dorëheqje ia ka kumtuar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
“E nderuara anëtarësi e AAK-së,Ju njoftoj se sot e kam informuar kryetarin Haradinaj se kam vendosur që të jap dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha përgjegjësitë si dhe nga vetë partia. Dëshiroj të falënderojë të gjithë qytetarët,kolegët/et dhe aktivistët/et e AAK-së për mbështetjen e tyre gjatë angazhimit tim në AAK”, ka thënë ajo përmes një postimi në Facebook.
Tutje, ajo ka shkruar se “do të angazhohem për të mirën e qytetarëve dhe vendit sa herë që është nevoja”./arbresh.info/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...