Kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Kada Bunjuku – Përquku ka dhënë dorëheqje nga posti i saj. Burime të Arbresh.info kanë bërë të ditur se Bunjaku e ka dorëzuar sot dorëheqjen e saj tek Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Ndërkohë lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar vet kreu i KGJK-së Enver Peci. Ai ka thënë se KGJK e ka pranuar kërkesën e kryetares së Mitrovicës për dorëheqje dhe ushtrues detyre në këtë funksion ka vendos gjyqtarin Ali Kutllovci. Sipas kreut të KGJK arsyet e dorëheqjes së kryetares Bunjaku janë personale./ G. Lushi/arbresh.info/
Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Trumpit për Fitër Ba...
Lladrovci uron Bajramin: Paqe, shëndet, harmoni dhe begati n...
Tërnava: Kush i bën keq vendit do të japë përgjegjësi para Z...
Tri ekstradime dhe një transferim i të dënuarve drejt Kosovë...
Real Madridi ka tri opsione për ta përforcuar repartin e mbr...
Abdixhiku uron festën e Bajramit: Uroj që kjo ditë e bekuar ...