Anëtari i Bordit të Drejtorëve në Telekomin e Kosovës, Osman Ejupi sot ka dhënë dorëheqje.
Ejupi javën e kaluar ishte temë diskutimi në media për punësimin e katër anëtarëve të familjes në Telekom.
Pas paralajmërimit të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka për shkarkim të tij, Ejupi sot ka ofruar dorëheqjen e parevokueshme nga kjo pozitë, raporton lajmi.net.
Në letrën e largimit ai ka thënë se në cilësinë e anëtarit të Bordit nuk ka pasur asnjë kompetencë dhe asnjë ndikim në punësim dhe së dyti së punësimi i njerëzve të afërt sipas tij është bërë sipas procedurave të Telekomit të Kosovës. /lajmi.net/

PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...