Numri i personave të prekur në Kosovë me COVID-19 ka arritur në 108.
Pavarësisht kësaj situate, dhe rekomandimeve që po ipen nga institucionet përkatëse shëndetësore, dikush po synon që të përhapë panik përmes shpërndarjes së një mesazhi të rremë.
Një mesazh i tillë i cili po u dërgohet në celularët personal, nuk vjen nga IKSHPK-ja apo QKUK.

Kështu kanë konfirmuar për Telegrafin zyrtarë nga QKUK-ja të cilët kanë thënë se QKUK nuk ka dërguar asnjë mesazh.
“Jeni i ftuar që të bëni analizat në QKUK, sepse Grupi i gjakut tuaj është shumë i prekur nga ky virus. Ftoheni nesër në ora 09:00 të jeni në QKUK. Gjitha të mirat”, thuhet në mesazhin që tashmë veç u është dërguar disa qytetarëve, e i cili mesazh ka filluar të shpërndahet në rrjetet sociale.
I njëjti mesazh është shpërndarë edhe në faqen e krijuar në Facebook me emrin “Vullnetarët kundër coronavirusit në Kosovë”, ku është kërkuar të dihet se nga kush po u shpërndahet ky mesazh në telefonat personal të qytetarëve.
Madje disa prej qytetarëve e kanë quajtur “shaka pa kripë”.
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës