Jo vetëm në politikë, por presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është e mirë edhe në kuzhinë.
E para e shtetit ka rrëfyer se përgatitja e ushqimit bashkë me familjen është një ndër gjërat që e gëzon më së shumti, sidomos gjatë festave të fundvitit.
Në një intervistë për Klan Kosova, Osmani ka thënë se përgatitjet për Vitin e Ri nisin disa ditë më herët, pasi kërkesat e dy vajzave të saj janë të shumta.
“Një prej gjërave tradicionale që i bëjmë janë keksat me forma, të cilat vajzat e mia i kanë shumë për zemër që nga fëmijëria. Çdo Vit të Ri i përgatisim bashkë dhe i dekorojmë në forma bredhi, dordoleci, ylli e të tjera”, ka treguar ajo.
Sa i përket pastave, presidentja thotë se aty protagonisti kryesor është bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, të cilin e cilëson si më të mirin në këtë pjesë.
Atmosfera festive, sipas Osmanit, nuk mungon asnjëherë në familjen e saj gjatë fundvitit.
Madje, siç shprehet e para e shtetit, e gjithë familja janë shumë “sevdali”.
Për presidenten e Kosovës, momentet më të çmuara në jetë mbeten ato që i kalon pranë familjes.
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...