Flamuri kuqezi te vendi që njihet si “Rrethi i Flamurit” është zëvendësuar me një jelek pune, në Ditën Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve, si përkujtim për të gjithë ata që kanë humbur jetën në vendin e punës.
Organizata Friedrich Ebert Stiftung e cila ka shpërndarë edhe fotografi të këtij instilacioni thotë jeleku që sot u ngrit aty është simbol universal i të gjithë punëtorëve.
“Sot, në Ditën Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve (28 Prill), në qendër të Prishtinës, zëvendësuam Flamurin Kombëtar me një jelek pune. Ky jelek është një simbol universal i të gjithë punëtorëve: të ndërtimit, policëve, punëtorëve të rrugëve, dhe shumë të tjerëve. Me këtë akt, kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që kanë humbur jetën në vendin e punës dhe në kushte të rënda pune”, thuhet në mbishkrimin e kësaj organizate në përkujtimin e kësaj dite.
Instilacioni sipas tyre, është një thirrje për reflektim dhe për të menduar për sigurinë, jetën dhe dinjitetin e çdo punëtori.
Barcelona merr një ofertë prej 100 milionë eurosh për Raphin...
JD Vance ishte “skeptik” ndaj operacionit për kapjen e Nicol...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
BE: Evropa e gatshme të zotohet për garanci ligjërisht dhe p...
Reshje të dendura në Vlorë, dëmtohen banesa dhe çahen rrugët...
Hyland: Besoj se do të ketë marrëdhënie pozitive mes Qeveris...