Javën që vjen kryeministri Isa Mustafa do të trajtojë kërkesën e ministrit Ferid Agani që të lirohet nga detyra e tij si ministër.
Kështu tha për KosovaPress zëdhënësi i Qeverisë Arban Abrashi duke shtuar se sot nuk kanë pasur mundësi që ta trajtojnë kërkesën për shkak të angazhimeve rreth ligjeve për EULEX-in.
Pas ngritjes së aktakuzës për shpërdorim të detyrës zyrtare ministri i Mjedisit Ferid Agani ka kërkuar nga kryeministri që ta lirojë nga detyra deri në momentin e shpalljes së vendimit nga ana e gjykatës.
Në vijim mund ta lexoni letrën e plotë të ministrit Agani dërguar kryeministrit Mustafa.
“I nderuari z. Kryeministër,
Duke pas parasysh ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria e Shtetit ndaj meje;
I bindur në pafajësinë time të plotë përkitazi me çështjen që është subjekt i aktakuzës;
Në pajtim me parimin e qeverisjes së pastër pa asnjë dyshim në bartësit e funksioneve publike; dhe
I përkushtuar që drejtësia të kryej punën e saj në mënyrë të papenguar,
Kërkoj nga ju që të më lironi nga detyra e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor deri në momentin e shpalljes së pafajësisë sime të plotë”.
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...