Javën e ardhshme ulen temperaturat

20:37 | 18 Tetor 2015
Gita

Në Kosovë gjatë javës së ardhshme do të ketë mot kryesisht i ndryshueshëm dhe me ulje të theksuar në të dy vlerat ekstreme.

Dita e hënë do të shoqërohet me mot të vranët dhe intervale kohore me diell, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

Nga dita e martë vendi do të ndikohet nga masat relativisht të ftohta dhe të lagështa të ajrit, të cilat vijnë nga veriu dhe verilindja e kontinentit. Kjo gjendje e ndryshueshme e motit do të shoqërohet me reshje shiu të cilat fillimisht do ta përfshinë veriun dhe veriperëndimin e vendit dhe më pas do të shtrihen në gjithë territorin. Temperaturat minimale do të ulen deri 3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës 9-11 gradë Celsius.

Shpërndaje në rrjete sociale